I kërkoi 10 mijë euro një personi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

I kërkoi 10 mijë euro një personi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar i cili sipas raportimit në polici, thuhet se i ka kërkuar një shumë prej 10 mijë eurove një personi tjetër.

I dyshuari është arrestuar nën dyshimin për veprën pernale “Detyrim”.

Rasti ka ndodhur më 10 tetor rreth orës 13:00.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë