Katër raste të armëmbajtjes pa leje në 24 orët e fundit

Katër raste të armëmbajtjes pa leje në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit është raportuar për katër raste të armëmbajtjes pa leje në Republikën e Kosovës, ndërsa dy të dyshuar u dërguan në mbajtje.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës (PK).

Sipas policisë rastet kanë ndodhur në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë, në fshatin Gllanasellë në Drenas, në fshatin Brod në Ferizaj dhe në fshatin Carallukë në Malishevë.

Policia bën të ditur se armët e gjetura janë konfiskuar dhe mes tyre janë: një pushkë gjysmë automatike me tre copë fishekë, një pistoletë me pesë fishekë, një pushkë gjuetie me tre fishekë dhe një armë gjuetie me shtatë copë fishekë.

Tutje, sipas raportit, me vendim të prokurorit kompetent, konkretisht në Drenas dhe në Malishevë, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit në rastet tjera janë liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë