​Qytetari nga Kaçaniku dorëzon në polici portofolin e gjetur

​Qytetari nga Kaçaniku dorëzon në polici portofolin e gjetur

Sot rreth orës 11:55 një qytetar nga fshati Bob i Kaçanikut, Fidan Dema (22), në rrugën "Ismajl Raka" në Kaçanik ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Portofoli i përkiste qytetarit Beqir Koxha (68) nga Kaçaniku. Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit Beqir Koxhës iu kthyen paratë 32 euro dhe dokumentet e tij patentë shoferi, letërnjoftimi dhe dokumente të tjera.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin Fidan Demën për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë