Ndalohet një shtetas i Serbisë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Ndalohet një shtetas i Serbisë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Ai ka paraqitur një letërnjoftim të lëshuar nga një shtet i tjetër, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e të mërkurës,

“Dokumenti i dyshuar është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” të mërkurën është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi ai kishte tentuar të udhëtonte me vizë të falsifikuar në një shtet perëndimor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.