SBASHK-u solidarizohet me Sindikatën e Policisë së Kosovës

SBASHK-u solidarizohet me Sindikatën e Policisë së Kosovës

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës kanë deklaruar se solidarizohen me Sindikatën e Policisë së Kosovës.

Ata me anë të një njoftimi kanë thënë se “SBASHK-u solidarizohet me Sindikatën e Policisë dhe dënon ashpër sulmin e fundit ndaj pjesëtarëve të policisë sonë në veri të vendit dhe i bashkohet lutjes dhe urimit që policët e lënduar të shërohen sa më shpejt”.

“Policia e Kosovës gëzon respektin meritor të mijëra punëtorëve të arsimit, të cilët flasin me krenari për djemtë e vashat, që dikur ishin nxënësit tonë e tani qëndrojnë krenar në krye të detyrave duke ruajtur buzëqeshjen e fëmijëve dhe jetën tonë përmes angazhimeve e sakrificave sublime në përballje me ata që nuk e duan dritën, po janë shërbëtorë të errësirës”.