10:19 / 18.10.2021
Arrestohen tre të dyshuar për falsifikim të rezultatit të votave
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi dyshohen se kanë bërë falsifikim të votave.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë.
“F. Kosovë, 17.10.2021-19:44. Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se, të njëjtit kanë bërë falsifikimin e rezultateve të votave. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.























