Ndalohet një person për dhunë në familje në Dragash
BKT
Kronika

Ndalohet një person për dhunë në familje në Dragash

Është ndaluar një person nga fshati Radeshë i Dragashit për dhunë në familje, por kur policia kishte identifikuar të dyshuarin e kishte verifikuar se ai kishte një mandat arresti nga gjykata themelore në Prizren.

Nën ndikimin e alkoolit ai kishte sulmuar familjarët e tij, njëkohësisht duke i larguar nga shtëpia, njofton Klan Kosova.

Meqë i dyshuari ishte përsëritës i veprave penale të dhunës në familje, në bazë të urdhër arrestit dhe shkaktimit të dhunës në familje nën ndikim të alkoolit i dyshimti S.H i lindur në vitin 1973, pas informimit të prokurorit të Shtetit në lidhje me rastin, i dyshimti ndalohet në mbajte në afat prej 48 orë, ndërsa më rastin për dhunë në familje janë informuar mbrojtësi i viktimave dhe qendra sociale.

Rasti është nën hetime.


MË SHUME NGA Kronika