Policia nis hetimin për “rrezikim të personave nën mbrojtjen ndërkombëtare”
Sharr Travel

Policia nis hetimin për “rrezikim të personave nën mbrojtjen ndërkombëtare”

Më 13 tetor është dëmtuar një automjet në Zveçan ku kishin qenë tre persona ndërkombëtarë, ndërsa ky rast dje u raportua në Policinë e Kosovës.

Rasti po hetohet si “rrezikim i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare”.

“Më datën 21.10 2021, është raportuar se me datën 13.10.2021 nga një person i dyshuar i pa njohur me një guri është dëmtuar automjeti i tyre Land Rover, në të cilin kishin qenë tre persona ndërkombëtarë. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që të hetohet dhe iniciohet rasti”.