Sulmohet me elektroshok një i mitur në Lipjan
Sharr Travel

Sulmohet me elektroshok një i mitur në Lipjan

Gjatë të premtes në Lipjan është raportuar për një rast të lëndimit nga goditja me elektroshok.

 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dyshohet se një i mitur ka sulmuar fizikisht me elektroshok një tjetër të mitur.

Me urdhër të prokurorit rasti në fjalë vazhdon në procedurë të rregullt.

“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 22.10.2021 – 11:00. Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar (i mitur) pasi i njëjti është sulmuar fizikisht (goditur me elektroshok) nga i dyshuari mashkull  kosovar po ashtu i mitur. Nga i dyshuari është konfiskuar një elektroshok, i cili dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.