09:43 / 25.10.2021
Rrahu gruan dhe vajzën, arrestohet një person në Dragash
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të dielën në Dragash.
Policia ka arrestuar një person, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzë së tij.
Sipas raportit të Policisë, bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























