Policia i bastisë shtëpinë, gjen 10 kg marihuanë
Sharr Travel

Policia i bastisë shtëpinë, gjen 10 kg marihuanë

Organet e rendit kanë bastisur një shtëpi në fshatin Slklagrazhë të komunës së Suharekës, e ku i kanë gjetur tre thasë me substanca të ndryshme narkotike të llojit marihuanë.

Në këtë bastisje i kanë gjetur 10kg e 400gr substancë të llojit marihuanë, peshore elektrike, dhe një aparat që shërben për vakuimin e qeve plastike.

Ndërsa personi i dyshuar mbetet ende në arrati.

"Fsh. Sallagrazh, Suharekë, 23.10.2021 – 20:00. Njësitet policore kanë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar (i cili gjendet në arrati), ku kanë gjetur dhe konfiskuar tre thasë me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, me peshe 10 kg e 400 gram, një peshore elektrike, tre rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancave narkotike dhe një aparat elektronit që shërben për vakumimin e qeseve plastike. Rasti është duke u hetuar".