Ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshorteve, dërgohen në mbajtje
Sharr Travel

Ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshorteve, dërgohen në mbajtje

Gjatë ditës së djeshme, në drejtorinë rajonale Prishtinë të Policisë së Kosovës janë raportuar tre raste të dhunës familjare, gjegjësisht sulm fizik ndaj bashkëshortes, dy në Lipjan dhe një në Fushë Kosovë.

Bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ky i fundit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.