Plagoset një person në Ulpianë
Sharr Travel

Plagoset një person në Ulpianë

Një person ka marrë lëndime si pasojë e të shtënave me armë zjarri sonte rreth orës 22:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci ka bërë të ditur për KosovaPress se një person, i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri, është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Borovci.

Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij.