LDK dhe VV bëjnë koalicion
Sharr Travel

LDK dhe VV bëjnë koalicion

Dega në Junik e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë koalicion, e ku ditëve në vijim do të prezantohet edhe programi i përbashkët qeverisës.

Kështu ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, përmes një njoftimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas, LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës. Ky moment është historik për Junikun sepse fitorja jonë me 14 nëntor dhe ndryshimi pas 12 viteve në Junik është i pandalshëm.

Të bashkuar me Vetëvendosjen në Junik, tanimë kemi shumicën e anëtarëve në Kuvendin Komunal të Junikut (9 nga 15 ose 60% e ulëseve në Kuvendin e Junikut). Padyshim që do të kemi edhe përkrahjen e nevojshme nga Qeveria e Kosovës për të realizuar projektet tona zhvillimore për Junikun.

Kur kësaj i shtojmë edhe mbështetjen pa rezervë që kemi nga mërgata e Junikut, nuk mbetet asnë dilemë se me 14 nëntor do të konfirmohet fitorja jonë në Komunën e Junikut. Ju ftoj që në vijim të ndjekni disa pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit në mes të LDK dhe LVV në Junik. 


MË SHUME NGA Nacionale