Denohet me burg i pandehuri për vrasjen në Tregun e Mitrovicës
Sh.A., i pandehuri për vrasjen e V.F., ditën e 17 prillit të këtij viti në Tregun e Mitrovicës, ka dalur sot përpara Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Siç njofton Prokuroria, i pandehuri, me vrasjen e V.F., dhe plagosjen dhe dëmtimin e L.F., dhe A.A., ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe është shpallur fajtor për veprën e kryer.
“Si pasojë e të shtënave të të pandehurit janë plagosur edhe i dëmtuari L.F., si dhe kalimtari i rastit A.A.,. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Më 17 prill 2021, rreth orës 12 e 40 minuta në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, i pandehuri me dashje kishte privuar nga jeta V.F., pasi ky i fundit e kishte goditur me gërsherë në kokë duke i shkaktuar plafë shqyese, pas një grindjeje mbi rritjen e fidanit të fikut e cila kishte çuar në konflikt fizik.
Sh.A., kishte nxjerrur revolen dhe e kishe goditur viktimën, i cili ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
I pandehuri, tashmë fajtor, sipas Kodit Penal, është i dënuar me jo më pak se 10 vite burg.
I njëjti ka kaluar një muaj në paraburgim pas trajtimit të rastit për herë të parë nga ana e Gjykatës.























