10:35 / 02.11.2021
I hyri me forcë në shtëpi, arrestohet një femër në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast ngacmimi që ka ndodhur në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se dje ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare, i kishte hyrë me forcë në shtëpinë e saj, duke e shqetësuar.
E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.























