12:06 / 04.11.2021
Ishte duke ecur me shoqen e tij në rrugë, prishtinasi papritmas sulmohet
Një person është sulmuar mesnatën e tre nëntorit në Prishtinë.
Ai ka raportuar në Polici se derisa ishte duke ecur me shoqen e tij në rrugën “Jakovë Xoxa”, rreth orës 00:10, është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.
Policia ka bërë të ditur në raportin 24-orësh se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.























