Hyri në Aeroport me armë – Policia e Kosovës arreston një person
BKT
Kronika

Hyri në Aeroport me armë – Policia e Kosovës arreston një person

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

I njëjti u kap pasi gjatë kontrollit i është gjetur në valixhe një revole me katër fishekë.

“Aeroporti Adem Jashari, 03.11.2021 – 14:00. Tek pasagjeri mashkull kosovar i cili po udhëtonte gjatë kontrollit në valixhe i është gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.


MË SHUME NGA Kronika