09:46 / 05.11.2021
Gjakovasit ia dëmtojnë varrin e nënës, policia nis hetimet
Një person nga Gjakova ka përjetuar një ngjarje mjaft të hidhur gjatë ditës së djeshme.
Ai në polici ka raportuar se persona të panjohur ia kanë dëmtuar varrin e nënës së tij, shkruan lajmi.net.
Rasti ka ndodhur në varrezat e fshatit Brekoc të Gjakovës.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë në raportin 24-orësh se rasti është duke u hetuar.























