Aksident me vdekje në Durrës
BKT
Kronika

Aksident me vdekje në Durrës

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Plepa-Romanat, në Durrës, ku ka humbur jetën një person.

Policia bën me dije mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin  E. K, 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Si pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa pasagjeri G. H. 23 vjeç ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

151 persona kanë humbur jetën gjatë 9 mujorit të vitit 2021 nga aksidentet rrugore, njofton INSTAT.

Kjo periudhë paraqitet me një rritje prej 13.4 %, ku numërohen 1.024 aksidente rrugore nga 903 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e vitit 2020.

Qarqet ku kanë ndodhur më shumë aksidente janë: Tirana, Lezha, Fieri, Durrësi dhe Gjirokastra.


MË SHUME NGA Kronika