09:40 / 12.11.2021
Një person rrëzohet nga kulmi i një shtëpie, dërgohet për trajtim në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person derisa ishte në vendin e punës është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe është lënduar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, të enjten në ora 11:10.
“Viktima mashkull kosovar, deri sa ishte në vendin e punës është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe është lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.























