15:17 / 12.11.2021
Aksident i rëndë në Krujë, vdes një person
Një 65-vjeçar i identifikuar si Ded Bushi ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar ditën e sotme në Krujë.
Ai ishteduke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është goditur nga një automjet tip “Benz” që drejtohej nga A.N.
65-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për një ndihmë të specializuar mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë rreth orës 13:20.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj./noa.al























