Atentat në Tiranë, vriten dy persona
BKT
Kronika

Atentat në Tiranë, vriten dy persona

Dy të vrarë! Është ky bilanci i të shtënave me armë zjarri në drejtim të një automjeti luksoz tip Audi A 8 mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme në zonën e njohur si “2 rrathët” në Unazë të re. Ende nuk bëhet me dije identiteti i dy viktimave. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.


MË SHUME NGA Kronika