Të plagosurit në Prizren dyshohet se janë babë e bir
BKT
Kronika

Të plagosurit në Prizren dyshohet se janë babë e bir

Një tentim grabitje ka ndodhur sonte në një argjendari në Prizren ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona - pronarë të argjendarisë.

KosovaPress mëson se nga hetimet e para, dyshohet se të plagosurit janë babë e bir.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka konfirmuar për KosovaPress, se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Ai tha edhe se dyshimet e para janë se në tentim grabitje janë përfshirë tre persona.


MË SHUME NGA Kronika