Shkatërrohet Call Centeri i polakut në Shkodër
BKT
Kronika

Shkatërrohet Call Centeri i polakut në Shkodër

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për mashtrime kompjuterike.

Operacioni policor i koduar “North Forex”zbuloi se prej një viti shtetasi polak Pawel Wziontek dhe bashkëjetuesja e tij Alma Sokoli kishin krijuar një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

Për zbatimin e skemës që ushtrohej në lokacione të ndryshme, polaku kishte rekrutuar si menaxherë shtetasit shqiptar Y. D., K. M. dhe N. T.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi P. W., me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë. 

Po vazhdojnë hetimet për verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë bërë personat e përfshirë në ketë veprimtari, në koordinim dhe me autoritetet gjermane, spanjolle dhe polake, me qëllim konfiskimin e te gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Njëkohësisht vijon puna për evidentimin e të gjitha subjekteve call center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

U arrestuan shtetasit:

1.Elisa Kolndreu

2. Olda Shpendi

3. Aishe  Baci

4. Senada Alija

5. Sonila Alija,

6. Ervin Osja,

7. Nikolin  Toma

8. Ysniela Dalipi

Në kërkim

1. Pawel Wziontek,  (shtetas polak) 

2. Alma Sokoli, (bashkejetuesja e tij)

3. Klodian  Memo/oranews


MË SHUME NGA Kronika