09:25 / 19.11.2021
Një person e rrah nipin e tij në Shtime, i shkakton lëndime
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Shtime
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se i dyshuari ka rrahur keq nipin e tij, shkruan lajmi.net.
Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore ndërsa ai është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje , rasti vazhdon të hetohet.























