10:33 / 19.11.2021
Grabitje në një market në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje në një nga marketet në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Prishtinë, 18.11.2021-21:09-21:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në market, tre persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një sef metalik me një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet, nga njësitet policore”, thuhet në njoftim.























