​Paraburgim ndaj 5 personave të dyshuar për vjedhje dhe shkretërim pylli
BKT
Kronika

​Paraburgim ndaj 5 personave të dyshuar për vjedhje dhe shkretërim pylli

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Sh.L., G.S., E.Sh., M.L. dhe B.R shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdim vjedhje pylli.

Sipas një komunikate, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit me dashje në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë prerë drunj në Parkun Kombëtar “Sharri”, i cili park si i tillë është i mbrojtur me ligj për Parkun Kombëtar të Sharrit, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale me interes të përgjithshëm, ashtu që kanë prerë drunj të llojeve të ndryshme, të cilat pastaj i kanë bart me mjete transportuese të përgatitura enkas, dhe si pasojë të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri’, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika