Vdes një person pasi dyshohet se ra në një humnerë në Prevallë
BKT
Kronika

Vdes një person pasi dyshohet se ra në një humnerë në Prevallë

Ka vdekur një person, pasi i njëjti sot gjatë ditës dyshohet se ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se trupi i pajetë është gjetur sot pas orës 16:00.

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Osmanollaj.


MË SHUME NGA Kronika