10:41 / 21.11.2021
Dy të lënduar në vendin e punës
Një punëtor i një fabrike të mobileve, dyshohet se ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve gjendje e tij është stabile. Rasti është duke u hetuar.
Rasti tjetër ka ndodhur në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar. Viktima sipas policisë, është dërguar në tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar.























