11:44 / 22.11.2021
Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur mbrëmjen e së dielës pa shenja jete në Skenderaj.
Viktima është gjetur në shtëpi nga Policia e Kosovës, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.























