09:20 / 24.11.2021
Arrestohen nën dyshimin se sulmuan fizikisht një person
Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia njofton se viktima në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që njëri nga të dyshuarit të lirohet në procedurë të rregullt ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.























