Vërmicë – Shtetasi shqiptar kapet me 14 mijë euro të falsifikuara
BKT
Kronika

Vërmicë – Shtetasi shqiptar kapet me 14 mijë euro të falsifikuara

Mediat kosovare mbrëmë raportuan se Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Vërmicë, rreth orëve të pasdites, pasi i njëjti ka qenë në kërkim nga autoritetet në Kosovë.

Në veturën e tij, Policia ka gjetur 14 mijë e 300 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Paratë, dy telefona dhe vetura janë sekuestruar, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika