09:39 / 24.11.2021
Gruaja rrah burrin në Fushë-Kosovë
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Fushë-Kosovë.
Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se një burrë ka raportuar që është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Po ashtu në njoftim thuhet se e dyshuara ka probleme psikike dhe e njëjta nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët e tyre.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.























