17:58 / 24.11.2021
Arrestohet shoferi që iu gjet arma në automjetin e udhëtarëve
Njësia e Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot ka ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj për kontroll.
Gjatë kontrollimit të automjetit, policia gjeti një armë zjarri me dy fishekë të shoferit, njofton Klan Kosova.
Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policia me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘’Armëmbajtje pa leje’’ për procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe fishekët janë konfiskuar.























