Grabitje me armë në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari
Sharr Travel

Grabitje me armë në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Një grabitje me armë ka ndodhur në Mitrovicë, ku është arrestuar i dyshuari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i maskuar dhe nën kërcënimin e armës , në zyrën për transferim parash nga viktima femër kosovare ka grabitur një shumë parash prej 15.750€”, thuhet në raportin 24 orët të policisë.

Në këtë raport bëhet e ditur se si dëshmi materiale i janë gjetur dhe sekuestruar shuma e parave, një maskë, një palë dorëza dhe një armë plastike lodër.

“Viktima për shkak shqetësimi ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Policia bën të ditur se rasti është në procedurë hetimore.