Organizuan lojëra të fatit, arrestohen katër persona në Skenderaj
Sharr Travel

Organizuan lojëra të fatit, arrestohen katër persona në Skenderaj

Janë arrestuar katër persona në Skenderaj për shkak se organizuan lojëra të fatit.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se arrestimi i tyre ka ndodhur pas bastisjes së katër lokaleve.

“Njësiti i DHKEK, ka bastisur katër lokale, pronë e katër të dyshuarve meshkuj kosovarë, nën dyshimin se në të njëjtat kanë ushtruar – organizuara lojëra të fatit (veprimtari ilegale) ku si prova materiale janë sekuestruar: dhjetë shtëpiza të kompjuterit, dhjetë ekrane të televizionit, tri aparate të tiketave, disa tiketa të lojërave të fatit, 215€ para”, njofton policia.

Tutje, në raport thuhet se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt si dhe rasti po vazhdon të hetohet.