Tre të lënduar në një aksident trafiku në Suharekë
Sharr Travel

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Suharekë

Një aksident trafiku me tre të lënduar ka ndodhur sot në Komunën e Suharekës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, teksa shtoi se shkaktar i aksidentit ka qenë mos respektimi i rregullave të trafikut.

“Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident me lëndime te lehta trupore. Si pasojë e aksidentit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë kanë kërkuar ndihmë tre persona. Ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit janë liruar në shtëpi. Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të trafikut”, ka thënë Gashi për Express.