Dy familje skamnore nga Kaçaniku do të bëhen me shtëpi të reja
BKT
Kosovë

Dy familje skamnore nga Kaçaniku do të bëhen me shtëpi të reja

Radiotelevizioni i Kosovës, mbrëmë në edicionin qendror të lajmeve ka pasqyruar gjendjen e rëndë të familjes Bela nga Kaçaniku. Menjëherë pas transmetimit, është paraqitur biznesmeni Zelqif Berisha, pronar i fabrikës "Silcapor", i cili ka marrë përgjegjësinë për të ndërtuar shtëpinë e familjes së Ramadan Belës. Gjithashtu Berisha i ka ofruar një vend punë një anëtarit të kësaj familje.

Me këtë rast edhe një grup kaçanikas në krye me Astrit Sokolin, të cilët veçse kishin nisur iniciativën për mbledhjen e parave janë takuar me biznesmenin në fjalë dhe kanë vendosur që edhe vëllait të Ramadan Belës, Fikriut, t'ia ndërtojnë një shtëpi.


MË SHUME NGA Kosovë