Viti: Shoferi godet këmbësorin e lë të shtrirë në rrugë dhe ik
Sharr Travel

Viti: Shoferi godet këmbësorin e lë të shtrirë në rrugë dhe ik

Në fshatin Gjylekar të Vitisë është gjetur një burrë i shtrirë në një hendek skaj rrugës, pasi ishte goditur nga një veturë, shoferi i së cilës ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë mjekësore viktimës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të lehta trupore.

Rasti që ndodhi mesditën e së shtunës është duke u hetuar, njofton policia.