Arrestohet një person për vjedhje në Vushtrri
Sharr Travel

Arrestohet një person për vjedhje në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar B.M. (21), shtetas kosovar, nën dyshimet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Sipas policisë, i dyshuari sot, rreth orës 02:40, ka hapur me forcë zyrat e Western Union në Vushtrri dhe ka vjedhur një arkë me para të metalta – 70 euro.

Patrullat e Stacionit Policor Vushtrri janë vënë në kërkim të personit, ku rreth orës 04:50, arrijnë ta ndalojnë një person të dyshuar i cili është shoqëruar në stacionin policor.

Policia ka kontrolluar lokacionin e personit të dyshuar dhe gjatë kontrollit ka gjetur pjesë të veshmbathjeve, të cilat i dyshuari i kishte pasur veshur gjatë kryerjes së veprës penale, përkatësisht një jelek në xhepin e të cilit është gjetur një qese najloni me para metalike, të cilat dyshohen se janë vjedhur në lokalin e lartcekur. Jeleku dhe paratë e metalta janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

I dyshuari është intervistuar nga ana e njësisë së hetimeve dhe pas procedurave të intervistimit ndaj tij është iniciuar rasti vjedhje e rëndë, ndërsa me urdhër të prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.