Prizren, goditi një person me motoçikletë dhe ik nga vendi i ngjarjes
Sharr Travel

Prizren, goditi një person me motoçikletë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 24 nëntor 2021, rreth orës 17:30, në rrugën “Brigada 128” në Prizren, drejtuesi i motoçikletës tipit Skuter pa targa te regjistrimit kishte shkaktuar një aksident trafiku, i cili ishte duke lëviz përgjatë rrugës në drejtim të fshatit Nashec dhe me te arritur afër hotel ,,MENA,, në Prizren nga pakujdesia e godet këmbësorin i cili ishte duke ecur pran rrugës ne anën e djathë, ne te njëjtin drejtim me motoçikletën.

Sipas deklaratës te këmbësorit pas aksidentit vozitësi ndalet dhe e pyet e këmbësorin për lëndime i nijeti deklaron se nuk kam lëndime dhe vozitësi largohet ne drejtim te pa njohur .

Më vonë këmbësori nga familjaret dërgohet për në emergjencën e Spitalit ne Prizren dhe sipas mjekut kujdestarë këmbësori si pasoj e aksidentit kishte lëndime te lehta, pas tretmanit mjekësor lirohet për shtëpi.

“Për momentin nuk dihen shënimet e vozitësit dhe motoçikletës, pasi nuk kemi arritur te identifikojmë. Pas një pune operative është arritur që të zbulohet i dyshuari që ka shkaktuar aksident trafiku me lëndime dhe është largu nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.