Vdes i plagosuri në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq
Sharr Travel

Vdes i plagosuri në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

Një 24-vjeçar ka ndërruar sot jetë pas plagëve të marra me armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë Agron Borovci ka bërë të ditur për KosovaPress, se rasti ka ndodhur rreth orës 17:45.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24-vjeç, ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin. 24-vjeçari është dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor, por rreth orës 19:15, nga ana e mjekeve në QKUK është konfirmuar që viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.