Konfiskohen 13 kg marihuan të destinuara për Kosovë 
BKT
Kronika

Konfiskohen 13 kg marihuan të destinuara për Kosovë 

Policia e qytetit të Bajram Currit konfiskoi sot gjatë pasdites mbi 13 kilogramë të llojit marihuana, ndërsa dy persona përfunduan në pranga. 

Të arrestuarit  B.U dhe I.K, njëri shtetas nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova, u kapën në flagrancë teksa po tentonin ta kontrabandonin drogën për në Kosovë. 

Lajmi që u bë i ditur nga policia e qytetit verior Bajram Curri, konfirmon faktin që përmes këtij qyteti trafikohen lloje tē ndryshme të narkotikëve, me destinacion Kosovën dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. 

Narkotikët ilegal dhe mallrat e tjera të kontrabanduar kalojnē kufirin mes dy vendeve përmes korrierëve të veçantë, nē pjesën e kufirit të gjelbër dhe ajo kontrabandohet me kafshë. 

Policia si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë shpesh përballet me persona dhe kafshët, përmes të cilave trafikohen këto mallra.


MË SHUME NGA Kronika