Arrestohen dy vëllezër në Deçan, rrahën motrën e tyre
Sharr Travel

Arrestohen dy vëllezër në Deçan, rrahën motrën e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy vëllezër në Deçan, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht motrën e tyre.

Rasti ka ndodhur më 1 dhjetor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-motrën e tyre”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.