Policia arreston tre persona në Gjilan
Sharr Travel

Policia arreston tre persona në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Gjilan, për armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar pasi në veturën e tyre gjatë kontrollit është gjetur një armë me dy fishekë. Është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit të tretë dhe aty janë gjetur një sasi me substance narkotike, një revole me gas, dy radiolidhje dhe një granatë dore, granata është tërhequr nga njësiti i FSK-së”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur tutje, se të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.