Aksioni i madh policor kundër trafikimit me qenie njerëzore
Sharr Travel

Aksioni i madh policor kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia e Kosovës dje, me datë 3 dhjetor, ka realizuar një operacion të madh të koduar me emrin “Dhjetori 2021”.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 43 lokale, ky tetë prej tyre janë mbyllur.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren  me qellim  të marrjes së masave parandaluese dhe në  identifikimin e hershëm   dhe mbrojtjen  e  viktimave  të   mundshme të trafikimit me njerëz. Në këtë kontekst, dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si  dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës”.