Shtime, arrestohet një person i kërkuar nga Policia
Kronika

Shtime, arrestohet një person i kërkuar nga Policia

Një person i cili ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës është arrestuar pas mesnatës në Shtime.

Sh.B., 38 vjeç, ishte dënuar me burgim prej gjashtë muajsh për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Patrulla e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit 01:20 në Shtime, ka ndaluar një person me inicialet SH.B (M/K) 38 vjeçar”.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve”.

“I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.