Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë
Sharr Travel

Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës sot rreth orës 14:30, në lagjen Veternik, në Prishtinë, ka ndaluar një veturë të tipit “BMW”, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtë lloji TT, një karikator, si dhe katër fishekë.

Personi që ndodhej në veturë, R.K., (34), shtetas i Kosovës, është dërguar për intervistim në stacionin policor jugu në Prishtinë. 

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.