FOL: Procesi i zgjedhjes së bordit të RTK-së i rregullt dhe transparent
BKT
Kosovë

FOL: Procesi i zgjedhjes së bordit të RTK-së i rregullt dhe transparent

Në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 6 dhjetor është votuar për tetë anëtarët e Bordit të ri të Radio Televizionit të Kosovës, nga të cilët katër janë burra dhe katër gra.

Driton Hetemi, Besnik Boletini, Safet Kabashaj, Bekim Sele, Arta Berisha, Albulena Mehmeti, Fatime Lumi-Qehaja dhe Shukrije Rama janë anëtarët e ri të Bordit të RTK-së ndërkaq kohëzgjatja e mandatit të tyre u vendos përmes shortit.

Sa i përket zgjedhjes së anëtarit nga radhët e komunitetit serb, konkursi duhet të përsëritet sepse asnjë nga kandidatët nuk morrën votat e nevojshme siç kërkohet, dhe për këtë arsye duhet të rishpallet konkursi.

FOL ka monitoruar procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së që nga fillimi dhe ka vlerësuar procesin si të rregullt dhe transparent në të cilin kishin aplikuar 132 kandidatë. Përmbyllja e këtij procesi me përbërje të barabartë gjinore duhet të vlersohet.

FOL inkurajon edhe Komisionet tjera vlerësuese në kuadër të Kuvendit të Kosovës që të respektojnë Ligjin për Barazi Gjinore sepse në këtë mënyrë do të kenë mundësi të barabarta dy gjinitë.

Lëvizja FOL përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.


MË SHUME NGA Kosovë